
Merlot Premium përfaqëson shprehjen më të rafinuar dhe më të pjekur të këtij varieteti në Kantinën Tufa.
I prodhuar vetëm në vite të zgjedhura dhe nga parcelat më të mira të vreshtave të Lundrës, mishëron ekuilibrin mes butësisë natyrore dhe kompleksitetit të maturimit në barrik lisi francez.